Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Tinder ‘double date’
“Tinder ka thënë: ‘Nëse s’e gjen dashurinë vetë… MERR SHOKUN ME VETE!’”
Po po, është zyrtare – Tinder Double Date është këtu dhe e vetmja gjë që mungon tani është… një mik që s’të djeg në mes të bisedës!
Kjo risi e re të lejon të hysh në lojë me një shok a shoqe, të shihni çifte të tjera, dhe nëse dikush ju pëlqen…! krijohet një grup chat ku mund të flisni të katërt. Po fiks si një shtëpi ‘Big Brother’.
Ideja është që kjo do ulë ankthin nga takimet “face to face”.
Tinder thotë që njerëzit ndihen “më vetvetja” kur janë me një mik në krah. Gjë që është shumë bukur… derisa ai miku vendos t’i flasë match-it tënd dhe… po, aty fillon lufta civile.
Shifrat? Janë çmenduri: 25% më shumë mesazhe, 35% më shumë zhurmë në grup chat… dhe 100% më shumë raste që ti dhe miku yt të dashuroheni me të njëjtin person. Legjendare. Pra njerëz… Dashuria është e vështirë. Por me Double Date, është edhe e turpshme.