Policia e Tiranës u njoftua sot se në zonën e Kombinatit u gjet një granatë, që u vu re anës një lulishteje, në një vazo. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, që rrethuan zonën dhe e çmontuan granatën pa probleme. Po në Tiranë, Policia goditi një grup që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit. Blutë arrestuan në flagrancë shtetasit Enri Manaj, Marjus Filipi e Gloria Hasaj, të tre banues në Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin heroinë në gjimnaze. Në total u sekuestruan 44 doza heroinë.