Në Tiranë, dy persona u arrestuan dhe tre shtetas sirianë u shpallën në kërkim, të akuzuar për mashtrim në vlerën 85 milionë lekë me TVSH-në. Në pranga ranë biznesmeni Erjon Tafa e Laert Barzezi, administrator i tre kompanive që rezultuan inekzistente. Bashkë me tre sirianët, kryenin blerje brenda vendit dhe importe me vlera të larta, ndërsa shitjet ishin fiktive duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzonin me kreditimin e TVSH-së.