Aktualitet

Tiranë, mbërrin Patriarku rus Kirill

Patriarku i Rusisë, Kirill mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, në kuadër të një vizite dy ditore. Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta e Kryeministrin Rama. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, dhe qytetin e Beratit.