Aktualitet

Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Prej mbi një ore, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ka nisur Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Punimet e tij i hapi nënkryetari Edi Paloka, ndërsa pritet të mbyllen me fjalën e Kryedemokratit Lulzim Basha. Një hapësirë i është lënë dhe qytetarëve për të shprehur shqetësimet e problemet që hasin. Sa i përket kritikëve të kryetarit Basha, bie në sy prania e Eduard Selamit, por mungojnë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu e Ridvan Bode. Ata nuk presin zhvillime nga ky Kuvend Kombëtar i Demokratëve, ku nuk parashikohen diskutime për statutin.