Një autobus i linjës së “Unazës së Re”, sot është përfshirë nga flakët pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë. Nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Sa iu përket shkaqeve, dyshohet se lidhen me një defekt teknik.
Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, informoi policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.