Aktualitet

Tiranë, meshë për Patriarkun Rus Kirili

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirili mori pjesë sot në meshën e organizuar në nder të tij, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kleriku tha se “Vizita hap një kapitull të ri marrëdhëniesh miqësore mes kishave”. Ndërkaq, foli për përndjekjen e figurave të fesë, në vitet e  komunizmit në Shqipëri. Patriarku Kiril do të vizitojë dhe Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse, në Shën Vlash të Durrësit. Gjithashtu, axhenda e tij përfshin takime me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama e të tjerë zyrtarë shtetërorë.