Aktualitet

Tiranë, përfundoi protesta e çiftit Saraçi mbi një vinç

Përfundoi vetëm sot, pas 15 orësh, protesta e Ferdinand dhe Teuta Saraçit. Dy bashkëshortët qëndruan mbi skeletin e një vinçi pranë ish-Kompleksit Dinamo në Tiranë. Si rezultat i negociatave me Policinë, zbritën në tokë rreth orës 11.00. Ata kërcënonin se do të hidheshin nga lartësia, me pretendimin se iu tjetërsuan pronësinë e banesës duke i nxjerrë jashtë. Për çiftin Saraçi kjo është protesta e dytë e këtij lloji.