Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen e Kalasë në Berat, rreth orës 15:10, ku shtetasi K. M., 63 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Si pasojë, 42-vjeçari ka humbur jetën.
Policia ka nisur menjëherë ndjekjen e autorit dhe po kontrollon zonën për ta kapur. Grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht atë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Edhe tre ngjarje të rënda janë shënuar në vend paraditen e sotme.
Në orët e para të mesditës së kësaj e martë në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçari Enea Buzukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur.
Ndërkohë në Durrës 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli.
Ndërkohë në Tiranë 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.