Showbiz

Top Awards: Debutimi zhgënjyes i Kiara Titos në jetën publike të Butrint Imerit

“Hajt Hajt” është një ndër këngët që ka ngritur një debat në rrjetet sociale dhe bëhet fjalë për paraqitjen e Kiara Titos në klipin e kësaj kënge. Shumë fansa kanë reaguar duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë përveçse një miqësi. Shumë dashamirës të muzikës së Butrintit duket se nuk pranojnë dot faktin që mes Butrintit dhe Kiaras mund të ketë një lidhje dashurie.

Lidhja e Butrint Imerit dhe Kiara Titos
Prej kohësh përflitet në media se këngëtari i dashur i publikut shqiptar dhe moderatorja simpatike janë në një lidhje dashurie dhe shkak për këtë aludim janë bërë pikërisht disa foto, ku Kiara dhe Butrinti janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshja e famshme është munduar që nëpër deklarata të ndryshme të hedhin poshtë këto thashetheme, duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësi.

Kiara dhe Butrinti i hedhin benzinë zjarrit
Të gjendur të rrethuar mes këtyre thashethemeve, Butrinit Imeri vendos që të shfaqë në projektin e tij më të ri muzikor, Kiaran, duke bërë kështu që thashethemet të nisin përsëri. Fansat e Butrintit madje kanë nisur të ofendojnë Kiaran në rrjetet sociale. Pavarësisht kësaj, Kiara ka dalë sërish në një intervistë për “Thumb”, duke sqaruar përsëri se mes saj dhe Butrinit nuk ka asgjë.

Por paraqitja e Kiaras në “Hajt Hajt”, duket se ka penalizuar paksa Butrinin. Projekti i tij ka bërë një debutim të dobët në klasifikim krahasuar me projektet e mëparëshme muzikore. Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të renditet në vendin e 45-të për këtë javë në “The Top List”. Pavarësisht jetës private, debutimi i Kiara Titos në jetën publike me Butrint Imerin rezultoi paksa zhgënjyes.