23 persona, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën pasi tornadot goditën Alabamën në jug të Shteteve të Bashkuara. Tornado shkaktoi dëme “katastrofike” edhe në shumë ndërtesa e rrugë. Më shumë se 6 mijë shtëpi janë pa energji elektrike ndërsa pamjet tregojnë pemë të ndara në dysh nga stuhia e fuqishme dhe ndërtesa të rrënuara.