Aktualitet

Trafik droge në Itali, arrestohet një shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar që merrej me trafik droge u arrestua nga policia në Varese të Italisë. Në banesën e shqiptarit u gjetën 1.5 kg marijuanë, e cila ishte fshehur në garazh, ku edhe 30-vjeçari kishte ngritur një laborator për paketimin e dozave. Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrjetit të drogës.