Bota

Trafik droge në shtëpi, arrestohet 41-vjeçarja në Napoli!

Një 41-vjeçare është arrestuar nga karabinierët në Napoli për trafik droge, pasi e kishte kthyer apartamentin ku jetonte me katër fëmijët, nusen 19-vjeçare dhe nipin 2-vjeçar, në një qendër shitjeje kokaine. Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës është në burg e drejtonte biznesin e saj nga apartamenti ku jetonte. Gjatë kontrollit u sekuestruan 26 doza kokaine të fortë, 510 euro dhe një peshore. Banesa ishte e blinduar me shufra të salduara dhe e mbikëqyrur nga kamera sigurie.

Policia ndërhyri pasi një oficer u shtir si klient. Karabinierët, pasi vëzhguan hyrjet dhe daljet e klientëve, duhej të prisnin momentin e duhur për të ndërhyrë. Kur panë djalin 16-vjeçar të gruas në një skuter duke u kthyer në shtëpi me kroasanë për mëngjes, njëri nga oficerët u paraqit si klient. Kur gjyshja që punonte në shtëpi hapi derën për të lejuar të birin të hynte, filloi ndërhyrja. Autoritetet kanë njoftuar shërbimet sociale për praninë e të miturve në mjedisin e trafikut.

Peizazhi i drogës në Evropë po ndryshon me ritme të shpejta, duke u ndikuar nga pasiguria globale dhe përparimet në prodhimin e substancave të reja psikoaktive. Raporti i fundit për vitin 2025 nga Agjencia Evropiane e Drogave (EUDA), i mbështetur në të dhëna nga 29 vende anëtare, nxjerr në pah rritjen e ndjeshme të konsumit dhe qarkullimit të drogave sintetike, si nitazenet, kanabinoidet dhe katinonet.