Finalizohet një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA-të.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, një 28-vjeçar u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA.
Gjithashtu u sekuestruan rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, si dhe tre celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A.M., 28 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA-të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.