Aktualitet

Kanabis nga Amerika, dy operacione policore në Elbasan e Vorë!

Në Tiranë dhe Elbasan u goditën dy raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA-të. Në dy operacione brenda 24 orëve u sekuestruan tre pako me një total prej 7.7 kilogramësh kanabis sativa, me përqindje të lartë THC. Në kuadër të operacionit “Dërgesa 1”, në Elbasan u arrestua në flagrancë një 32 vjeçar  teksa merrte në një degë postare dy pako me rreth 4 kg kanabis.

Në operacionin “Dërgesa 2”, në një degë postare në Vorë, u identifikua dhe u shpall në kërkim një 21 vjeçar, i dyshuar se do të tërhiqte një pako me rreth 3.7 kg kanabis.  Policia po vijon punën për kapjen e të riut, si dhe për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, pasi dyshohet për bashkëpunëtorë.

Policia e Shtetit arrestuar marrësin e njërës pako në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër në Vorë. Policia njofton se u zhvillua operacioni “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;

Operacioni “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC. Gjithashtu janë sekuestuar 3 pako me 7.7 kg kanabis me përqindje të lartë THC.