Operacioni “Forca e Ligjit” goditi një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve, me 10 persona të arrestuar. Pas një hetimi 7-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Porosia e natës”. Nga hetimet e kryera rezultoi se keta persona nën drejtimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në disa zona të kryeqytetit.