Aktualitet

Trafiku i drogës, policët bashkëpunonin me eksponentë të krimit/ Gjykata e Posaçme konfirmon masat “arrest me burg” për tre të akuzuarit

Gjykata e Posaçme konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për shefin e krimeve në Komisariatin e Himarës, Shkëlzen Ruska, shefin e Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj dhe ish-efektivin e Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.

Efektivët ranë në pranga në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit.

Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë, për disa akuza.

LEXO EDHE: Tentoi të kalonte në Kakavijë me cannabis, pranga 43-vjeçarit gjerman!

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj dhe Erdit Hazizaj, i larguar nga policia në vitin 2022.

Një ngarkesë prej 1.2 tonë kanabis u kap gjatë vitit 2020 dhe llogaritet të ketë vlerën e 1 milionë e 700 mijë euro.

Çifti italian i dënuar në Greqi për këtë episod, rezulton se punonte për një grup kriminal shqiptar, shefi i së cilës një person i identifikuar si Kristo Qirici u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Të vërtetën e zbuluan komunikimet në aplikacionin SKY ECC gjatë një hetimi të hapur në 2022 për 9 akuza, ku veç dy krerëve të grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Sarandës dhe të Tepelenës dolën zbuluar edhe katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve u arrestuan kurse një tjetër vijon në kërkim.

LEXO EDHE: Parkim i gabuar dhe bllokim i lëvizjes së automjeteve, Policia aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

Në një hetim te finalizuar me dhjetë të dyshuar, SPAK njoftoi se grupi veproi midis 2019 dhe 2020, duke ndarë detyrat për mbjelljen e bimës narkotike e duke gjetur transportues të ngarkesave drejt Greqisë.

Ajo që vihet re thekson SPAK është kompaktësia e grupit , sepse sa herë që arrestoheshin bashkëpuntorët, anëtarët e tjerë aktivizoheshin duke garantuar mbështetje ekonomike dhe mbrojtje për proceset gjyqësore.

Mes dhjetë masave të firmosura nga Gjykata e Posaçme në Tiranë gjenden edhe emrat e zyrtarëve të policisë Elvis Dervishi shef i policisë kufitare Himarë, Erdit Azizaj ish-shef operacionales, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarë dhe Ervis Alisinanaj Shef i krimeve në Lushnjë.

Ata shfaqen në biseda jo vetëm si këshillues të grupit për tju shmangur kontrolleve, por edhe sigurues të lehtësirave sikurse evitimi i problemeve gjatë kultivimit të drogës. Episodi tjetër është ai I bllokimit të 1280 kilogramë kanabis që i përkiste një grupi te dyte, i cili dhe në këtë rast asistohej me këshilla e ndihmë nga një zyrtar policie.

Mes bisedave në SKY dhe ENCHRO  zyrtarët e policisë nën hetim, i kanë sugjeruar një shtetasi që armën pa leje ta deklaronte nën zotërim një i mitur, i cili në të vërtetë ishte duke drejtuar pa dokumente vetëm mjetin.