Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë koncertit të grupit britanik Oasis në stadiumin Wembley, mbrëmjen e së shtunës, ku një fans rreth 40 vjeç humbi jetën pas një rënieje të dyshuar nga një lartësi e madhe.
Sipas njoftimit të Policisë Metropolitane, oficerët dhe shërbimi i urgjencës reaguan menjëherë rreth orës 22:20, pas raportimeve se një person ishte lënduar rëndë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se burri ka pësuar lëndime fatale, të lidhura me një rënie nga pjesa e sipërme e stadiumit.
Dëshmitarët e kanë përshkruar ngjarjen si “tronditëse dhe horror”, ndërsa policia ka bërë apel për çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të incidentit.
Në një reagim zyrtar, grupi Oasis shprehu dhimbjen për këtë humbje tragjike dhe dërgoi ngushëllime për familjen dhe miqtë e viktimës.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies dhe po punojnë për të kuptuar nëse ka pasur faktorë të tjerë që çuan në këtë ngjarje tragjike.