Rajoni

Tragjedi në Kosovë, babai vret djalin e gruan dhe më pas veten

Krim i rëndë në familje, burri vret gruan e djalin e më pas veten në Kosovë. Ngjarja e rëndë është raportuar në fshatin Rufc i ri në Lipjan ku babai ka vrarë fillimisht të birin e bashkëshorten e më pas veten. Të tre personat u gjetën të pajetë në banesë. Ngjarja ka nodhur pak më parë, ende nuk dihen rrethanat e tragjedisë. 60 vjeçari Abedin Bekteshi ka vrarë bashkëshorten e tij dhe djalin Ardit Bekteshin 24-vjeç e më pas ka vrarë veten.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Lajm në përditësim