Aktualitet

Tragjike në Maliq/Nëna humb jetën me njërin nga 2 fëmijët nga banesa në flakë!

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Maliq ku një banesë u përfshi nga flakët. Sipas informacionit paraprak, tre persona kanë pësuar djegie, një nënë dhe dy fëmijët e saj.

Autoritetet bëjnë me dije se nëna rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë nga asfiksia pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Korçës. Ndërkohë, dy fëmijët e saj, 14 dhe 6 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në spital.

Më vonë u saktësua se ndërroi jetë edhe njëri nga fëmijët.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta. Forcat zjarrfikëse dhe policia vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.

Informacion paraprak:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M.A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M.A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Maliq / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Viktimat janë Merjeme 40 vjeçe dhe Luka Azisllari 14 vjeç. Djali tjetër 6 vjeç është në gjendje të rëndë. Një fqinj tregoi:

Fëmijët me autizëm,  nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di si ka ndodhur ngjarja. Tani më tha një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen.