Në Tunizi vijon puna për rikuperimin e trupave të atyre që gjendeshin në mjetin lundrues të fundosur në ujërat e ishujve tunizianë të Kerkennah-ut. Zyrtarisht njoftohet për 48 viktima e 68 të shpëtuar, por shifrat janë provizore. Prokuroria e Sfax-it në Tunizi, hapi një hetim.