Aktorja Kelley Mack, e njohur për paraqitjen e saj në dramën post-apokaliptike me zombi “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare. Mack, e lindur me emrin Kelley Klebenow, u nda nga jeta në paqe në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, të shtunën, pas një beteje me gliomën e sistemit nervor qendror. Glioma është një lloj tumori që prek trurin ose palcën kurrizore.
“Me një trishtim të pashlyeshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurës sonë Kelley. Një dritë kaq e ndritshme dhe e zjarrtë ka kaluar përtej, aty ku të gjithë ne do të shkojmë një ditë,”-thuhej në një postim në Instagramin e Mack shoqëruar me një foto të aktores. Ngushëllime kanë ardhur nga kolegë, miq dhe fansa që e kanë kujtuar atë si një talent dhe një shpirt të ëmbël.