I ftuar në episodin e radhës të podcastit “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë politikani Nard Ndoka. Ai ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, por duke e shoqëruar intercistën dhe me plot doza humori…
Si ka qenë marrëdhënia jote me librin?
Kur isha i ri unë isha shumë i vëmendjshëm atë kohë. Kisha një ves shumë të keq, kur e lexoja librin, ushte e ndaluar që të bëje shënime. Dhe unë si fëmijë i praptë, gjeja një faqe dhe shënoja emrin tim, që ky libër është lexuar nga Nard Ndoka. Dhe pastaj shokët e mi që vinin pas meje, në shkollë, me breza, kur i hapnin librat që i lexonin me të njëjtën dashuri dhe më pyesinin ‘a ia vlen ky libri ku ke shënuar emrin?’. Në atë kohë kishte edhe një lloj gare mes klasave dhe mes shkollave, dhe unë e merrja gjithmonë atë stemën “Mik i vogël i librit”.
Kush mendon se nga kolegët e tu mendon më shumë për veten dhe fare për popullin?
Merre komplet listën e politikanëve, të gjithë mendojnë për veten. Edhe kjo është njerëzore, se çdo njeri së pari mendon për veten.
Ti mendon për veten?
Po, padiskutim. Unë së pari mendoj për veten, pastaj mendoj për familjen time, pastaj mendoj edhe për njerëzit që i njoh, për shokët dhe për shoqet…