I ftuar në episodin e radhës të podcastit “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë politikani Nard Ndoka. Ai ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, por duke e shoqëruar intercistën dhe me plot doza humori…
Cila është pendesa jote më e madhe?
Mund të them që pendesa dhe zhgënjimi më i madh, ka qenë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Zgjohej shumë vonë, një gjumash funksional, por nuk ishte kjo e meta më e madhe e tij. Se gjumi ndonjëherë të ripërtërin, të jep energji, ndërsa tek ai bënte të kundërtën. Ishte një përgjumje e karakterit.
U duk sikur ishit në luftë me njëri-tjetrin se kush bën më shumë meme…
Ai e diskreditoi memen (qesh). E bëri memen që të qeshte me vete prej Lulit.
Kush është memexhiu më i madh i politikës shqiptare?
Ka nga ata që tentojnë në mënyrë teveqale. Shumë prej tyre. Tentoi Luli, që e bëri memen me turp. E ka stil Rama, ka një raport me memen. Ai edhe lojërat e fjalëve i bën pikërisht për këtë, është mjeshtër i kësaj, i këtyre fjalëve, dredhirave. I bie nga Kina, me pak fjalë.