Louis van Gaal i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij mbrëmjen e djeshme. Trajneri i Holandës ka bërë me dije se ka një formë agresive të kancerit të prostatës.
Në çdo periudhë gjatë kohës si trajner i kombëtares, më është dashur të largohem natën për të shkuar në spital pa e kuptuar lojtarët deri më tani. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam.
Van Gaal po trajtohet për problemin e tij shëndetësor, që ka shërim në shumicën e rasteve kur kapet në kohë. Tekniku holandez në karrierën e tij ka drejtuar klube si Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, si dhe kombëtaren e Holandës në tre periudha.
Unë mendoj se ju nuk u tregoni njerëzve me të cilët punoni sepse kjo mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre, vendosmërinë e tyre, kështu që mendova se lojtarët nuk duhet ta dinë. Ju nuk vdisni nga kanceri i prostatës, të paktën jo në 90% të rasteve. Zakonisht janë sëmundje të tjera themelore që të vrasin. Por unë kisha një formë goxha agresive, u rrezatova 25 herë.
Njoftimi i Van Gaal ka nxitur një ‘shpërthim’ të madh mbështetjeje nga ish-klubet, lojtarët dhe bashkëlojtarët, me Manchester United duke postuar në Twitter:
Të gjithë në Manchester United janë plotësisht prapa ish-menaxherit tonë, Louis van Gaal, në betejën e tij kundër kancerit. Të dërgojmë forcë dhe guxim, Louis.
Everybody at Manchester United is fully behind our former manager, Louis van Gaal, in his battle against cancer.
Sending you strength and courage, Louis ❤️ pic.twitter.com/axcB7mV5To
— Manchester United (@ManUtd) April 3, 2022
Barcelona shkroi:
Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ish-trajnerin e Barçës, Louis van Gaal, i cili është diagnostikuar me kancer në prostatë. Qëndro i fortë, Louis dhe shërohu shpejt.
Our thoughts and prayers go out to former Barça manager Louis van Gaal, who has been diagnosed with prostate cancer. Stay strong, Louis, and get well soon. 🙏 pic.twitter.com/uE5SzstOHR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 3, 2022
UEFA shkroi në Twitter:
Në emër të komunitetit evropian të futbollit, ne i dërgojmë urimet tona më të mira trajnerit të Holandës, Louis van Gaal, i cili ka njoftuar se po lufton me kancerin e prostatës. Ne jemi të gjithë me ty, Louis.
On behalf of the European football community, we send our very best wishes to Netherlands coach Louis van Gaal, who has announced he is battling prostate cancer.
❤️ We're all with you, Louis. pic.twitter.com/i71UqYNgur
— UEFA (@UEFA) April 4, 2022