Aktualitet Travel

“Travel Awaits”: Ju sugjerojmë Shqipërinë për arratisje unike europiane!

“Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Europës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të njohur: Greqinë”, shkruan Tay Belgeri në një artikull të botuar në revistën amerikane “Travel Awaits”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kroacinë, e cila u bashkua me Bashkimin Europian në vitin 2013 e që atëherë është bërë një nga destinacionet bregdetare më luksoze të Europës. Po për vendet e tjera të Ballkanit? E kam fjalën për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, si dhe Serbinë.

Padyshim që ato janë nën radarin tim e jo vetëm si destinacione verore. Këto vende, po ashtu po vënë në dispozicion infrastrukturën turistike përgjatë vijës së tyre bregdetare. Nëse e vizitoni për herë të parë Ballkanin, ky rajon njihet për bukurinë, ushqimin e shijshëm, kulturën mikpritëse (mikpritja është shumë e rëndësishme në kulturën ballkanike) dhe brigjet absolutisht të mrekullueshme.

Ndërsa pikat e nxehta të Mesdheut si Italia, Greqia dhe Kroacia po bëhen gjithnjë e më të mbipopulluara dhe të kushtueshme, plazhet e Ballkanit ofrojnë një arratisje ndryshe nga pushimet tuaja të zakonshme. Le të përqendrohemi në vendet me vijë bregdetare.

Tani për tani po e përjashtoj Kroacinë; ndoshta keni dëgjuar mjaftueshëm për vijën e saj bregdetare gjatë dekadës së fundit. Tre vendet ballkanike që ju rekomandojmë për një arratisje unike europiane janë: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

 Shqipëria

E njohur për çmimet e saj të përballueshme, historinë e lashtë dhe brigjet e thyera e të egra, vështirë të mos tërhiqesh nga Shqipëria. Ne ju sugjerojmë të vizitoni këto plazhe:

Gjiri i Gramës: Ky gji i famshëm është i arritshëm vetëm me varkë, i cili ju strehon në një liman në zemër të Rivierës Shqiptare. Vetëm sigurohuni që të planifikoni transportin për në dhe nga Gjiri i Gramës paraprakisht, pasi do t’ju duhet një jetë me varkë.

Saranda: Së bashku me një shtrirje të pacënuar bregdetare, ky qytet përfshin gjithashtu aktivitete si turne në kala, rrugët me kalldrëm e turne në vende ku ka kafshë të egra.

Dhërmi: Zhytuni në mrekullitë e detit Jon ndërsa rrini në rërën e artë të plazhit të Dhërmiut.

Kujdes: Gjatë pikut të sezonit, kjo zonë bregdetare është më e populluar me turistë, por kjo mund të jetë një plus nëse ju pëlqen jeta e gjallë e natës dhe shumë #vibes.