Aktualitet

Tre partitë e koalicionit qeveritar në Gjermani: Negociata me kusht Shqipërisë!

Mediat Gjermane shkruajnë se grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE. Sipas tyre çelja negociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten, Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit ku do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.