Një fenomen i ri po pushton rrjetet sociale në Argjentinë. Të rinj që quhen “therians” thonë se identifikohen mendërisht ose shpirtërisht me kafshët. Në një park në Buenos Aires, adoleshentë me maska qensh, maceje apo dhelpre vrapojnë me katër këmbë, imitojnë lëvizje kafshësh dhe krijojnë komunitete të tyre.

Hashtagu #therian ka kaluar 2 milionë postime në TikTok, me Argjentinën që kryeson në Amerikën Latine për angazhim. Fenomeni ka shkaktuar reagime të forta nga kurioziteti dhe humori, deri te kritikat dhe debatet e ashpra.