Rajoni Sport

Triumfuan ndaj Francës, Ambasada e Zvicrës në Kosovë vjen me një falenderim…

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar për triumfin e Helvetikëve ndaj Francës në 1/8 e finales së Euro 2020. Zviceranët i mposhtën Les Blues me anë të penalltive, derisa koha e rregullt u mbyll 3-3. 

Ambasada ka bërë një postim në llogarinë e tyre në Facebook, duke thënë se ata janë krenar për këtë arritje, derisa kanë përmendur edhe Granit Xhakën si lojtarin e ndeshjes.

Zvicra është krenare me diversitetin! Rezultati më i mirë ndonjëherë për Zvicrën në Kampionatin Evropian! UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me ‘lojtari i ndeshjes’. Faleminderit Kosovë për mbështetjen tuaj!

Xhaka, që është edhe kapiten i skuadrës, ka thënë se ata kanë shkruar historinë dhe është shumë krenar për ekipin dhe lojën e shfaqur. Ndoshta ju ka shpëtuar detaji që Xhaka gjatë ndeshjes ka konsumuar Coca Cola.

https://www.facebook.com/SwissEmbassyPristina/photos/a.1616468605038250/4409861899032226/?type=3

 

Kujtojmë se në çerekfinale, Zvicra do të takohet me Spanjën që eliminoi Kroacinë me rezultat 5-3. Ndërkaq, bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar. Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, teksa pritej sfida Francë-Zvicër.