Celebrities Gossip Showbiz

Trondit këngëtarja e njohur: “Jam abuzuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare”!

Këngëtarja e njohur, Gloria Estefan ka zbuluar së fundmi se është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes, kur ishte vetëm 9-vjeçe. Gjatë një interviste, ylli pop kuban-amerikan ka treguar se ajo ishte ngacmuar teksa ndiqte mësimin në shkollën e muzikës, nga një person, të cilit e ëma i besonte.

93% e fëmijëve të abuzuar i njohin dhe u besojnë abuzuesve. Edhe unë e di këtë sepse unë jam një prej tyre. Ai ishte anëtar i familjes, por jo i familjes së ngushtë. Ai ishte në pozitën e fuqisë, sepse nëna ime më ka dërguar në shkollën e tij të muzikës dhe ai menjëherë filloi të më thoshte se sa e talentuar isha dhe se si unë kisha nevojë për vëmendje të posaçme.

Ndër të tjera, këngëtarja ka treguar se madje ai e ka kërcënuar duke i thënë se nëse do ta marrë vesh e ëma, do ta vriste nënën e saj.

I thashë, nuk mund të ndodhë kjo, nuk mund ta bësh këtë, por ai më tha se babai im ishte në Vitenam ndërkaq nëna ishte e vetme dhe se nëse i tregoja nënës, ai do ta vriste atë.

E bekuar me pamje të bukur dhe një zë fantastik që përputhet me meloditë e vallëzimit në kohë dhe me balada emocionuese, Gloria Estefan kaloi shumicën e viteve ’80 si një nga superstarët më të qëndrueshëm të muzikës pop.