Aktualitet

Trump anulon takimin me Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi takimin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se është i papërshtatshëm në këtë moment. Njoftimin ai e bëri përmes Twitterit, edhe pse më herët kishte konfirmuar se takimi historik do të zhvillohej në Singapor më 12 qershor. Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, ai thotë se mezi pret të takohet me Kimin në një ditë të afërt, e po aty shpjegon edhe arsyet e këtij anulimi.