Bota

Trump e konfirmon, takim me Xi Jinping në Korenë e Jugut!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka konfirmuar se do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Korenë e Jugut, afërsisht brenda dy javësh, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Deklarata u bë gjatë një interviste për Fox Neës, e cila do të transmetohet të dielën më 19 tetor.

LEXO EDHE: 190 cm dhe 102 kilogramë, vlerësimi mjekësor për Donald Trump. Ja si paraqitet gjendja e presidentit amerikan!

“Do të takohemi përreth pas dy javësh në Korenë e Jugut, me presidentin Xi”, tha Trump në fragmente të publikuara nga emisioni Fox Sunday Morning Futures.

Presidenti amerikan pritet të udhëtojë në Korenë e Jugut më 29 tetor për një vizitë dyditore, ndërsa samiti i APEC do të zhvillohet deri më 1 nëntor.

Javën e kaluar, Trump kishte kërcënuar se do ta anulonte takimin, por Sekretari i Thesarit të SHBA deklaroi të mërkurën se takimi pritet të zhvillohet siç është planifikuar.

LEXO EDHE: Nga kanceri te thashethemet për sëmundjen e Parkinsonit, dyshimet për shëndetin e Putinit sa vijnë e shtohen!

Vizita e presidentit republikan vjen në një moment tensioni të lartë tregtar mes Uashingtonit dhe Pekinit, kryesisht për shkak të çështjes së tarifave.
Edhe pse palët kishin rënë dakord për një “armëpushim të brishtë” në luftën tregtare.

Trump ka paralajmëruar vendosjen e tarifave shtesë 100% për produktet kineze, si reagim ndaj rritjes së kontrolleve nga Kina mbi eksportet e mineraleve të rralla.