Presidenti amerikan vijon të fajësojë Kinën për minimin e punës me Korenë e Veriut për denuklearizimin. Në një seri “cicërimash” në “Twitter”, Donald Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë më në lojëra lufte me Penianin, por nëse do t’u duhej t’i rinisnin ato, do të ishin më të mëdhatë në histori. Aktualisht Shtëpia e Bardhë ka vërejtur përparimin e pamjaftueshëm në frenimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.