Bota

Trump i xhindosur me Netanyahun: Je i çmendur, ja pse të gjithë e urrejnë Izraelin!

Pas një dite me tensione të mëdha, që duket se negociatat e paqes midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara i kthyen me disa javë prapa, Uashingtoni dhe Teherani duket se janë rikthyer në rrugën e duhur.

Situata në Liban është në qendër të vëmendjes, me ushtrinë izraelite që po përparon dhe njoftimin për një bombardim të Bejrutit, por që më vonë u pezullua, pas një telefonate mes Donald Trumpit e Benjamin Netanyahut.

Vetë Trump e përshkroi situatën si një “pengesë të vogël që u zgjidh shpejt”. Ai foli për një “bisedë produktive me Bibin”, megjithëse sipas burimeve amerikane, gjatë bisedës, presidenti amerikan shpërtheu ndaj kryeministrit izraelit, duke kritikuar ashpër fushatën në Liban:

Çfarë dreqin po bën? Kjo është arsyeja pse e gjithë bota e urren Izraelin.

Një telefonatë e nxehtë midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut thuhet se e dekurajoi Tel Avivin nga sulmi i planifikuar në Bejrut të Libanit. Ndërsa presidenti amerikan zyrtarisht e përshkroi atë si një moment të përzemërt në të cilin të dy udhëheqësit ranë dakord për hapat e mëtejshëm, burime të informuara raportojnë se fjalë për fjalë, ai e shau kryeministrin izraelit.

Axios shkruan se Trump e quajti Bibin “të çmendur” dhe e akuzoi për mosmirënjohje, duke i kujtuar se ai “e mbajti larg burgut”, një referencë për mbështetjen e tij gjatë gjyqit të Netanyahut për korrupsion.

Thuhet se ndër të tjera, Trump u shpreh:

Je plotësisht i çmendur. Çfarë dreqin po bën? Po të shpëtoj b….. Tani të gjithë të urrejnë. Të gjithë e urrejnë Izraelin për këtë arsye.