Donald Trump iu bën thirrje Rusisë, Pakistanit e Indisë, të përfshihen më shumë në luftën në Afganistan. Sipas Presidentit Amerikan, beteja me talebanët e militantët e ISIS-it kërkon përfshirjen e tyre, si më afër territorit afgan. Ndërkaq, Trump nuk foli në mënyrë specifike rreth njoftimeve për tërheqjen e mundshme të 14 mijë trupave amerikane nga Afganistani, të angazhuara në trajnimin e këshillimin e forcave afgane.