Bota

Trump: Kam gjithë jetën që po përgatitime për takimin me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-së hodhi poshtë njoftimet se ai nuk është i përgatitur për takimin e nivelit të lartë që do të zhvillojë javën e ardhshme me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Donald Trump u tha gazetarëve se: “jam përgatitur për këtë gjë, gjatë gjithë jetës time”. Ai theksoi se edhe në Kebek ku zhvillohet samiti i G7-s kishte marrë me vete 15 kuti me dokumente pune për t’u përgatitur për takimin e 12 qershorit.