Bota

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhje, reagon Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “të drejtën absolute” për të amnistuar veten në hetimin e nisur për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, duke insistuar se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Por studiuesit e Kushtetutës janë të ndarë për mundësinë që një president ka, për të falur ose jo veten. Thirrja e Trump vjen një ditë pasi një nga avokatët e tij iu drejtua çështjes së vetë-faljes në emisionet e të dielave.