Bota

Trump kërcënon me tërheqjen e Amerikës nga Organizata Botërore e Tregtisë

Presidenti amerikan kërcënoi të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë. Donald Trump tha se largimi do të ndodhë nëse kjo trupë dështon të ndryshojë mënyrën sesi e trajton Amerikën. OBT-ja u ngrit për të vendosur rregulla mbi tregtinë globale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve, por Trump, pretendon se SHBA-ja u trajtua në mënyrë të padrejtë prej saj.