Bota

Trump ndërron mendje: Mund të takohem me Kim Jong-un!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende të ndodhë më 12 qershor, pavarësisht se më herët ai e anuloi atë. Ai tha se “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor pasi bisedimet vijojnë akoma”. Një ditë më parë, Trump fajësoi armiqësinë e hapur të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të tij me Kim Jong-un.