5 ditë para takimit historik me liderin e Koresë së Veriut, Presidenti Amerikan pret sot në Uashington, Kryeministrin e Japonisë. Nga Donald Trump, pritet që Shinzo Abe të ngrejë çështjen e të paktën 17 japonezëve që sipas Tokios janë rrëmbyer nga Koreja komuniste në vitet 1970-1980. Ndryshe nga udhëheqësit e Koresë së Jugut, Kinës dhe Amerikës, Abe nuk planifikon takim me Kim Jong Un-in. Armiqësia mes Japonisë e Koresë së Jugut zgjat prej dekadash.