Bota

Trump shpall vendimin për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Donald Trump do të njoftojë sot tërheqjen ose jo të Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, e firmosur tre vjet më parë. Presidenti Amerikan njihet si kritik i fortë i paktit të nënshkruar nga para’ardhësi Barack Obama. Trump thotë se dokumenti përmban të meta, të cilat i cilëson “të tmerrshme”.