Bota

Trump të intervistohet nga Mueller? Guliani: Nuk do ta lejojmë!

Avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani thotë se mbetet “temë e hapur” nëse Trump do t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve që po përpiqen të zbulojnë mënyrat se si Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presienciale të 2016-ës. Giuliani tha se këshilltarët ligjorë të presidentit janë të mendimit se nuk duhet ta lejojnë Trump të shkojë për t’u intervistuar nga ekipi i Prokurorit Special, Robert Mueller.