Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me tarifat e reja të vendosura nga SHBA. Gjatë një diskutimi me kryeministrin britanik, Keir Starmer, Von der Leyen theksoi dëmin që tarifat e reja do të shkaktojnë për të gjitha vendet efekteve të tyre direkte ashtu edhe indirekte, duke përfshirë kombet më të varfra të botës.
LEXO EDHE: “Mbahuni fort”, Trump paralajmëron rezultate historike me planin e tij tarifor!
“Duke pranuar se tarifat përfaqësojnë një pikë kthese të madhe për Shtetet e Bashkuara, ajo ripohoi angazhimin e BE-së për t’u përfshirë në negociatat me SHBA-në, duke bërë të qartë se BE-ja është e gatshme të mbrojë interesat e saj përmes kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.
LEXO EDHE: ‘Shpërthejnë’ protestat në SHBA, amerikanët: Të veprojmë sa nuk është vonë!
Në të njëjtën kohë, presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen theksoi vendosmërinë e saj për të punuar me partnerët për t’iu përgjigjur këtij realiteti të ri për ekonominë globale, duke pranuar se secili partner tregtar do të veprojë në përputhje me prioritetet e veta”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian në faqen zyrtare ne internet.
Aksionet globale u tronditën, ndërsa bota vazhdoi të reagojë ndaj tarifave globale të Donald Trump.
Tregjet e aksioneve në Azi, Evropë dhe SHBA ranë ndjeshëm në përgjigje të politikës tarifore të Trump, me tregun amerikan që po përballet me shtrirjen më të keqe dyditore që nga viti 2020.
Më parë, Kina – e cila përballet me një taksë importi prej 54%, tha se do të vendoste një tarifë hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.