Trajneri i Juventus, Igor Tudor, komentoi barazimin 0-0 me Milanin.
Performanca e skuadrës:
“Ishte një ndeshje siç e prisnim, me një kundërshtar të fortë. Donim të fitonim, por barazimi është realist.”
Jildiz dhe pozicionin e tij në krahun e majtë:
“Donim të eksperimentonim edhe me Jildiz dhe Cambiaso, por në futbollin tonë lojtarët gjejnë zgjidhje edhe vetë. Në pjesën e parë bëmë gjëra interesante, pasi ata ndihen mirë në një organizim të tillë.”
LEXO EDHE: Analiza e Alegrit: Rikthimi në Torino emocionues, Leao duhet të bëjë diferencën kur është në zonë!
Pse u zëvendësua Jildiz në minutën e 70-të:
“E pashë të lodhur, si edhe Çiço dhe Xhoni që dhanë gjithçka. Duke e zëvendësuar, nuk doja të jepja mesazhin se donim të qëndronim mbrapa. Vendosa të fus dy sulmues dhe në fund mbuluam më mirë fushën dhe krijuam disa raste nga krosimet, por nuk shënuam.”
Përdorimi i dy sulmuesve me Jildiz pas tyre:
“Po mendoj mënyra të ndryshme që funksionojnë për lojtarët dhe për mua. Mund të provojmë edhe gjatë ndeshjes kur situata ndryshon. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të ndryshoj sistemin.”
Gjendja e Bremer:
“Ka provuar dy seanca stërvitore, por kishte pak shqetësime. Vjen pas një viti jashtë, nuk mund ta aktivizonim. Pas pushimit do të jetë gati.”
Gjendja personale e Tudor:
“Unë jam mirë. Me dy gola më shumë do kishim pasur dy fitore shtesë dhe gjithçka do të ishte perfekte. Por gjithçka shkon mirë. Fokusi ynë mbetet te puna, të përmirësojmë lojtarët. Kemi cilësi dhe defekte, por do të qëndrojmë gjithmonë të përqendruar.”