E gjithë jeta e saj kohët e fundit ka qenë një dramë e vërtetë. Ylli televiziv Kim Kardashian nuk është duke jetuar ditët e saj më të mira që pas ndarjes nga reperi i njohur Kanye West. Mes gjithë këtyre problemeve bukuroshja të paktën dëshiron që shtëpisa e saj të jetë një vend ku t’i falë asaj siguri dhe qetësi.
“Vogue” së fundmi ka hedhur një vështrim brenda kompleksit Calabasas të miliarderes të cilën ajo e bleu për 23 milion dollarë menjëherë pasi bëri kërkësë për divorc nga Kanye. Në fillim të turit të saj në shtëpi, Kim u shpreh se:
Gjithçka në shtëpinë time është minimaliste. Ka kaq shumë kaos në botë sa që kur të kthehem në shtëpi dua që gjithçka të ndihet e qetë.
Kardashian e bleu shtëpinë për herë të parë me West në vitin 2014, përpara se ata ta shkatërronin dhe ta rindërtonin atë nga themeli gjatë gjashtë viteve. Ish-dyshja e njohur e lejoi për herë të parë ‘Vogue’ brenda hapësirës së tyre jashtëzakonisht të rrallë në vitin 2019. Por ndërsa West, mund të jetë larguar, videoja e re e Vogue tregon se estetika neutrale mbetet ende në vend, e pandryshuar por me disa ndryshime të vogla.
Unë e kam dhomën e lojërave një rrëmujë të vërtetë. Dhomat e gjumit janë njëra rozë, vjollcë dhe tjetra blu. Çdo fëmijë mund të ketë stilin dhe shijen e tij në dhomën e gjumit dhe të argëtohet. Çuditërisht, katër fëmijë nuk e kanë ngatërruar shtëpinë time kremoze.
Ndërkaq, edhe pas dhuratës madhështore në ditën e Shën Valentinit, Kanye West prej muajsh po i lutet Kim Kardashian të kthehen bashkë. Sakaq vetë ajo është në një marrëdhënie të re me komedianin Pete Davison. Mirëpo, Kanye West nuk e pranon këtë fakt dhe po gjen avokatët më të mirë që të mos ndahet nga Kim. Për ta shtyrë divorcin, Kanye ka deklaruar se do që të vendoset garanci për pasuritë e tij të përbashkëta me Kim dhe deri tani reperi pretendon se avokati i Kardashian ka refuzuar të gjitha sugjerimet e tij.