Bota

Turqi, arrestohen 51 militantë të ISIS-it

Policia turke arrestoi 51 militantë të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik. Në një deklaratë të lëshuar nga policia turke thuhet se njësitë anti-terrorizëm bastisi 16 vende të ndryshme në qytetin e Stambollit, duke arrestuar të dyshuarit që sipas policisë janë ‘luftëtarë të huaj’. Turqia ka pësuar një sërë sulmesh vdekjeprurëse nga militantët e ISIS-it, përfshirë edhe sulmin e vitit të ri në një klub nate në Stamboll në fillim të vitit 2017, ku u vranë 39 vetë.