Lirimi nga Greqia i 8 ushtarakëve turq të konsideruar “puçistë”, rindez gjakrat me Ankaranë. Turqia ngriti në fluturim avionë luftarakë “F-16” që hynë në hapësirën ajrore greke, duke fluturuar mbi ishujt e Egjeut. Zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag kritikoi Kryeministrin Grek, Alexis Tsipras, për mosdorëzimin e ushtarakëve në Turqi, pasi u arratisën në korrik të 2016-ës kur dështoi grushti i shtetit.