Ministri i Jashtëm turk, theksoi se një sulm i mundshëm në Idlib të Sirisë do të ishte katastrofal për Sirinë dhe vetë qytetin. Mevlut Çavusoglu pohoi se Turqia është duke bërë përpjekje për ta parandaluar një ofensiv të tillë. 3.5 milionë civilë gjenden në Idlib tha Çavusoglu duke shtuar se ekstremistët në qytet duhet dalluar nga të tjerët dhe për neutralizimin e tyre nevojitet veprim i përbashkët.