Bota

Turqia vë tarifa kundër Amerikës

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të masave amerikane për importet e aluminit dhe çelikut. Tashmë, Ankaraja do të aplikojë taksa për qymyrin, letrën, arrat, bajamet, duhanin, orizin e papërpunuar, uiskin, automjetet dhe kozmetikën. Vendimi vjen pasi Presidenti Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% për të aluminit nga Europa, Kanadaja, Meksika e aleatë të tjerë të SHBA-ve.