Bota

Tusk paralajmëron Britaninë, thirrja e fundit për paktin mbi “Brexit”

Donald Tusk i bëri thirrjen e fundit Britanisë, të hapë letrat mbi tryezë në mënyrë që marrëveshja për “Brexit”-in të bëhet në kohën e duhur. Presidenti i Këshillit Europian tha se çështjet më të vështira janë ende pa u zgjidhur, e se duhet progres i shpejtë që pakti të arrihet deri në tetor. Aktualisht vazhdojnë bisedimet për kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, që pritet marsin e ardhshëm, por temat e nxehta janë ende në diskutim, mes tyre ajo që do të ndodhë me kufirin irlandez.